
Mbrëmjen e djeshme Roma, Milan dhe Fiorentina arritën të fitonin ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të Europa League. Rezultate këto që i kanë shtuar pikë Italisë në renditjen e UEFA-s.
Neë këtë mënyrë thellon diferencën me Gjermaninë duke rritur epersinë e saj, tani në 16.571 pikë, ndërsa gjithashtu fiton ndjeshëm terren ndaj Anglisë, ku kjo e fundit ndiqet nga Franca. Kjo ka të bëjë me pjesmarrjen e klubit të 5-të në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Aktualisht vazhdojnë aktivitetin e tyre në kompeticionet europiane Interi, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina, teks Lazio është skuadar e parë italiane që eleminohet nga Champions.
Renditja e UEFA-s sipas kombeve:
1) Italia: 16.571 (pikë)
2) Gjermania: 15.500
3) Anglia: 14,625
4) Franca: 14,416
5) Spanja: 13,437
6) Republika Çeke 13000
7) Belgjika 12400
8) Turqia 11.500
9) Portugalia 10,166
10) Holanda 10,000
Renditja e UEFA-s, sipas skuadrave:
1) Manchester City: 146,000 (pike)
2) Bayern Munich: 139,000
3) Real Madrid: 127,000
4) PSG: 113,000
5) Liverpool: 109,000
6) Inter: 101,000
7) Leipzig: 97,000
8) Chelsea: 96,000
9) Roma: 94,000
10) Manchester United: 92,000
15) Juventus: 80,000
17) Napoli: 80,000