U ngjit në këtë sezon në Seria A, por te Monza po e marrin shumë seriozisht merkaton e verës. Pas Ranochias, Sensit, Carbonit dhe Cragnos, klubi italian ka arritur marrëveshjen me tjetër lojtar të njohur. Bëhet fjalë për Matteo Pessina-n që i ka thënë “Po” drejtorit Adriano Galliani.
5 milionë euro do të kushtojë kartoni i tij, të cilat do të depozitohen në arkat e Atalantës. Mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë e Kombëtares së Italisë në Euro 2020. Për të, ky është rikthim në shtëpi, pasi ka dalë nga të rinjtë e ekipit të Monzës.