
Kosova do luajë sot në 16:00 me Guinenë. Sfida miqësore do zhvillohet në Antalya të Turqisë, ndërsa trajneri Challanders ka bërë publik edhe formacionin me të cilin do startojë në këtë sfidë.
Bie në sy se startues janë pesë lojtarë ose ish-lojtarë të Superligës së Shqipërisë. Bekaj, Domgjoni, Jashanica, Broja dhe Daku e nisin nga minuta e parë. Kjo është miqësorja e tretë për Kosovën në pak ditë, me Dardanët që kanë fituar më herët me San Marinon dhe Maltën.
Formacioni zyrtar:
Kosova: Visar Bekaj; Domgjoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani; Rrudhani, Broja, Loshaj; Topalli, Hoxha; Daku
Poll