
Florian Kamberi ka bërë debutimin në fitoren 1-0 që skuadra e tij St Gallen mori ndaj Sion. Sulmuesi I Kombëtares nuk e nisi ndeshjen si titullar, por u aktivizua që në fillim të pjesës së dytë duke luajtur kështu për 45 minuta.
Goli për St Gallen u shënua nga një tjetër shqiptar, Betim Fazliji që në minutën e 38-të tundi rrjetën. Kamberi u transferua nga kampionati skocez te St Gallen këtë merkato dhe pritet të jetë një pikë kyçe e kësaj skuadre gjatë këtij sezoni.
Poll