
Alex Telles është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi i krahut të majtë ka bërë një super sezon dhe shumë ekipe të mëdha kanë kthyer sytë nga ai.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona po ndjek me kujdes situatën e tij dhe e kërkon ta transferojë në skuadër.
Ish-mbrojtësi i Interit ka një vlerë prej 40 milionë eurosh dhe kampionët spanjollë janë gati t’i paguajnë. Interes nuk ka shfaqur vetëm Barcelona, por edhe Chelsea. Skuadra e Lampard e shikon si lojtarin ideal për fazën e mbrojtjes.
Poll