Kategoria Superiore dhuroi emocione dhe mjaft gola për javën e 29, ndërsa u rregjistruan rezultate spektakolare. Partizani mposhti në "Selman Stërmasi" Luftëtarin, ndërsa sulmuesi Erald Çinari I të kuqve realizoi katër nga tetë golat. Edhe sfida e djeshme e Kukësit prodhoi katër gola, ndërsa vlonjati Shkurtaj ndëshkoi ekipin e vendlindjes me tre të tillë.
Në duelin mes sulmuesve del I fituar shkodrani I Partizanit, që kryeson 4-3 ndaj Shkurtaj. Sulmuesi I Kukësit është shkëputur në krye të golashënuesve, duke marrë kryesimin. Pas tre golave të shënuar, Vasil Shkurtaj mban kuotën e 19 të tillëve, duke lënë pas Nëabuezen e Lasçit me 17 të tillë. Edhe pse humbi "duelin" e javës me Çinarin, Shkurtaj është dukshëm I shkëputur nga pjesa tjetër e golashënuesve.
