
Tifozët bardheblu po përgatisin me ritëm të lartë derbin e të dielës dhe së fundmi mësohet të kenë rezervuar 30 autobusë për të udhëtuar drejt Elbasanit. Klubi do të mundësoj transportin ndërkohë që në ditët në vazhdim do të publikohen të tjera detaje për udhëtimin. Afro 5 mijë bileta mësohet se do të kenë në dispozicion tifozët e Tiranës që do të vendosen në sektorët A1, A2, B1 dhe B2 në tribunë si dhe në sektorët G1, G2 dhe G3 në njërën nga tribunat pas portave.
Autobusë të shumtë dhe një karvan makinash mësohet se do të nisen nga stadiumi “Selman Stermasi” drejt Elbasanit për të dhuruar një dekor fantastik në derbi si dhe koreografi surprizë për këtë takim që gjithmonë ka dhuruar spektakël në tribuna.