Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

3 minuta larg kualifikimit të madh, Berat GJIMSHITI ndjen keqardhje: Shihemi sezonin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
3 minuta larg kualifikimit të madh, Berat GJIMSHITI ndjen keqardhje:

Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët që shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në ndeshjen çerekfinale të Champions League kundër PSG-së. Qendërmbrojtësi i Atalantës ishte pranë gjysmëfinales, por në minutën e 91-të francezët shënuan golin e parë për ta përmbysur 2 minuta më pas.

Pikërisht për këtë, Gjimshiti ka shkruar në rrjetet sociale: "Është e dhimbshme të eliminohesh në këtë mënyrë. Ishim shumë pranë, vetëm disa minuta larg.

Gjithsesi jemi krenarë për atë që kemi arritur si ekip. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen këtë sezon. Shihemi sezonin tjetër".

Gjimshiti kishte një rast të pastër shënimi, gol që do ishte futur në histori pasi mund të vuloste kualifikimin e shumëpritur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga