Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

3 largime trajnerësh nga Superliga, Dalipi bën analizën e shkarkimeve

Shkruar nga NEWSPORT
3 largime trajnerësh nga Superliga, Dalipi bën analizën e

Ditën e djeshme në Kategorinë Superiore u larguan 3 trajnerë. Lerda I Partizanit, Shkëmbi te Teuta dhe Marantas te Luftëtari ishin të larguarit e radhës nga Superligë. Lidhur me këto shkarkime ka folur edhe ish-trajneri Klevis Dalipi që ka skanuar lëvizjet e fundit. I ftuar në emisionin "Sportnews Plus", në News24, Dalipi u shpreh:

"Një trajner matet nga rezultatet. Kemi parë paknaqësi për dy humbjet e fundit. Po flas për Partizanin që vinte nga një humbje nga transferta në Ballsh me një lojë të dobët dhe pastaj në derbi. Drejtuesit me të drejt kanë marrë një vendim të tillë.

Luftëtari vinte nga shumë rezultate negative. Nga ajo që kam dëgjuar në konferenca për shtypi nëse nuk grumbullon 7-8 pikë tregon që nuk ke arritur objektivin. Me të drejt edhe Luftëtari ka shkarkuar trajnerin.

Kur nuk vijnë rezutlatet është normale të shkarkohesh. Është më e vështirë të jesh trajner në Superligë sesa jashtë. Te Teuta shkarkimi nuk është e drejt pasi skuadra shprehej në fushën e lojës dhe humbja ndaj Kukësit nuk tregon realitetin e kësaj skuadre, por sulmi kishte shterpësi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga