Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

3 klube të huaja pas Nwabueze, LAÇI vendos çmimin "e kripur" për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
3 klube të huaja pas Nwabueze, LAÇI vendos çmimin "e

Kyrian Nwabueze është padyshim një nga lojtarët surprizë të këtij sezoni. Sulmuesi I Laçit ia ka dalë të shënojë këtë sezon 18 gola, duke qenë një zbulim I kurbinasve. I afruar verën që shkoi nda Drita në Kosovë, 27 vjeçari po bën mirë me fanellën e bardhezinjve. I shpejtë, fizik dhe I vendosur në sulm, amerikano-nigeriani është treguar "vrasës" para porte. Për shërbimet e tij interesohen disa skuadra, me Laçin që ka vendosur çmimin e kripur për lojtarin.

300 mijë euro kërkojnë kurbinasit për lojtarin, ndërsa pas tij janë vendosur tre ekipe turke. Kasimpasa dhe Konyaspor janë dy klubet e elitës në Turqi që kanë shfaqur interes për lojtarin, ndërsa edhe ekipi që pritet të ngjitet mes më të mirëve turq, Hatayspor ka shfaqur interes. Në janar presidenti Laska ka refuzuar oferta serioze për lojtarin. Nwabueze ka edhe një vit kontratë me Laçin, ndërsa merkato pritet e nxehtë për shtatëlartin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga