
Kastrioti do të luaj në Superligë sezonin që vjen. Krutanët rikthehen në elitë pas një sezoni në Kategorinë e Parë, ndërsa trajneri Ramadan Ndreu dhe stafi I tij janë duke punuar për të bërë përforcimet e duhura në skuadër. Një ndër emrat që përflitet si afrim I mundshëm është ai I Ditmar Bicajt.
Lezhjani ka një eksperiencë të madhe në Superligë, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e ekipeve me traditë në vend. 31 vjeçari ishte pjesë e Bylisit në edicionin që sapo u mbyll, ndërsa ka fituar tre herë titullin kampion me fanellën e Skënderbeut. Qendërmbrojtësi duket se është pika e fortë e Kastriotit që po vjen, me krutanët që do t'I zhvillojnë ndeshjet si pritës në stadiumin e Kamzës, pasi impianti në Krujë është në rikonstruktim.