Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

27 vite pa fitore, LUSHNJA e "gjymtuar" në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
27 vite pa fitore, LUSHNJA e "gjymtuar" në transfertë

Kategoria e Parë do të zhvillojë ndeshjet e javës së 16. Të diel në "Gjorgji Kyçyku" të Pogradecit (14:00), vendasit do të presin Lushnjën; në një duel të shumëpritur për grupin B. Liqenorët janë një pikë më pak se Lushnja dhe dy më pak se kryesuesit e Apolonisë. Ndeshja pritet të jetë e luftuar, me Lushnjën që ka 27 vite që nuk fiton në Pogradec.

Lagunarët do të udhëtojnë drejt juglindjes pa Mikel Cankën, me sulmuesin kryesor që vuan një dëmtim muskulor. Edhe sulmuesi tjetër Mezini ndien dhimbje në shpinë nga përballja e mesjavës në Kupë. Pesë takimet e fundit në transfertën e Pogradecit, kanë sjellë tre humbje dhe dy barazime për lagunarët. Në ndeshjen e fundjavës, të besuarit e trajnerit Gjyla do kërkojnë "hakmarrje" edhe për fazën e parë, me Pogradecin që triumfoi 0-1 në "Roza Haxhiu".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga