
Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato. Qendërmbrojtësi kuqezi ka debutuar këtë sezon në Serie A e tashmë është një nga lojtarët kyç të Hellas Veronës.
Ofertat për lojtarin nuk mungojnë që nga Leipzig, Frankfurt, Everton, Tottenham, Man United apo edhe Interi, Lazio e Napoli në Serie A.
Sipas mediave italiane si dhe drejtorit të klubit, Tony D’Amico, 25 milionë euro për kartonin e tij nuk mjaftojnë. Hellas Verona do të nisi diskutimet për largimin e tij duke filluar nga 30 milionë euro.
Poll