
Kategoria e Parë dhe e Dytë në futbollin shqiptar do zhvillojë sfidat e mbetura të javëve përkatëse. Në 13:30 në fushë do zbresin 22 skuadra, për të vendosur llogaritë mes tyre. Kështu, në Kategorinë e Parë grupi A, do zhvillohen dy sfida. Besëlidhja pret Korabin dhe Partizani B luan në shtëpi me Erzenin.
Kategoria e Dytë luan në dy grupet po në 13:30. Në atë A, Ada luan me Luzin, Ilira me Tërbunin dhe Shkumbini kryesues pret Internacional Tirana. Në grupin B zhvillohen gjashtë ndeshje. Tepelena pret Delvinën, Maliqi luan me Përmetin ndërsa në Ersekë, Gramozi pret Këlcyrën. Kryesuesit e Butrintit luajnë në shtëpi me Labërinë.
Sot - Kategoria e Parë, grupi A - 13:30
Besëlidhja - Korabi
Partizani B - Erzeni
Sot - Kategoria e Dytë, grupi A - 13:30
Ada - Luzi
Iliria - Tërbuni
Shkumbini - Internacional Tirana
Sot - Kategoria e Dytë, grupi B - 13:30
Tepelena - Delvina
Maliqi - Përmeti
Gramozi - Këlcyra
Skrapari - Memaliaj
Naftëtari - Albpetrol
Butrinti - Labëria