
Erjon Hoxhallari është një nga lojtarët më të mirë të Tiranës. Me talentin dhe saktësinë në fushë ka fituar prej shumë kohësh vendin e titullarit në të majtë të mbrojtjes. 21-vjeçari tregon që ka katër vite që luan si profesionist, ndaj deklaroi për Supersport: "Ka shumë lojtarë që kanë ardhur nga akademia, por mendoj që tashmë janë përshtatur mjaft mirë. Kam 4 vite që jam pjesë e Superligë, prandaj mund të quhem edhe veteran.
Për sa i përket çështjes së tifozëve, mund të them që derbi ka kuptim vetëm me prezencën e tyre. Shpresoj të jenë aty për të na mbështetur", përfundoi Hoxhallari.
Poll