
Mourinho është zyrtarizuar në stolin e Tottenham, vetëm pak ditë më parë. Përvec rrogës së Portugezit, që është 15.8 milion euro në vit, trajnerit i është premtuar një bonus me 2.3 milion euro në rast të fitimit të Champions Ligës. Natyrisht, është herët të flitet për bonuse, por te Tottenham i kanë gjërat e qarta që tani.
Te Tottenham duket se e kanë seriozisht dhe janë të bindur se mund të fitojnë trofeun më të rëndësishëm për klube. Vitin e kaluar, klubi nga Londra i befasoj të gjithë duke shkuar deri në finale të Uefa Champions League, të cilën e humbën.
Megjithatë, fillimisht Mourinho duhet të synojë ringritjen në kampionat, pasi renditja nuk është ajo e duhura.
Poll