Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

15-vjeçarët për t'u marrë shembull, VLLAZNIA kampione e Ligës Amatore

Shkruar nga NEWSPORT
15-vjeçarët për t'u marrë shembull, VLLAZNIA kampione

Vllaznia U15 ka fituar 1-0 ndeshjen finale të kampionatit dhe është shpallur kampione për Ligën Amatore në Zonën e Shkodrës. Finalja e luajtur pasditen e djeshme ka dhuruar shumë emocione e rivalitet por në fund ka fituar ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajnerët Astrit Prençi e Ylad Pirani. Goli përcaktues i ndeshjes është shënuar nga futbollisti Talani në minutën e 60-të.

Në fund të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së kampionatit, ku përveç çmimeve për arbitrat më të mirë, janë vlerësuar edhe lojtarët më të mirë. Kështu, trofeun e lojtarit më të mirë e ka marrë futbollisti Albion Kurbasha i ekipit të Vllaznisë. Po nga ky ekip ka dalë edhe fituesi i trofeut të lojtarit të perspektivës që ka shkuar për Arval Maliqin.

Sakaq kupën e vendit të parë kapitenit të Vllaznisë ëilliam Cungu ia ka dorëzuar shefi i Zyrës Rajonale të FSHF-së Hysen Zmijani dhe më pas, tek pjestarët e ekipit kuqeblu ka shpërthyer festa.

Teksa skuadra e parë notoi këtë sezon në ujërat e Kategorisë së Parë, filizat e Akademisë janë për t'u marrë shembull.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga