
Partizani do të luajë të shtunën në transfertë kundër Skënderbeut, në kuadër të javës së 36-të të Superiores. Të dy ekipet kanë shprehur pakënaqësi për këtë sezon që do të ulë siparin në fundjavë për sa i përket arbitrimit.
Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë fjalë që te Partizani dëshirojnë që në shenjë protestë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit të organizojnë një lojë me kuadrate dhe pasime së bashku me lojtarët e korçarëve.
Por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe për më tepër nga ana e Skënderbeut nuk është folur për një skenar të tillë. Tashmë na mbetet të shohim se si do të vijojë kjo ndeshje ku ka shumë fjalë, por asgjë zyrtare.
Kujtojmë që ndeshja Skënderbeu - Partizani do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin e Korçës.