Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

11 gola, 3 asiste dhe super paraqitje, menaxherët "trokasin" te TEUTA për talentin durrsak

Shkruar nga NEWSPORT
11 gola, 3 asiste dhe super paraqitje, menaxherët "trokasin" te

Lorenco Vila padyshim ishte një nga lojtarët që bëri diferencën këtë sezon te Teuta. Talenti durrsak shkëlqeu me "Djemtë e Detit" duke arritur të fitojë vendin e titullarit duke u shndërruar në pikë kyçe për linjën e djathtë. Nga mbrojtja në sulm, i palodhuri 21-vjeçari realizoi plot 11 gola duke dhënë edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

Sezoni padyshim konsiderohet pozitiv për të dhe performanca e mrekullueshme në elitë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera në elitë, por edhe jashtë vendit. Momentalisht shtatlarti është pa kontratë, ndërsa rinovimi duket thjesht çështje formaliteti pasi ai do të jetë pjesë e Teutës edhe për Europën.

Siç e ka thënë edhe në deklarata për mediet dëshira e tij është një aventurë jashtë vendit. Nga "Djemtë e Detit" vështirë se mund të largohet për një skuadër tjetër të elitës. Mësohet se disa klube kanë trokitur në derën e klubit durrsak për shërbimet e lojtarit. Hë për hë s'ka asgjë konkrete, ndërsa në vazhdim do të mësohet përfundimisht e ardhmja e Lorenco Vilës, mesfushori që futbollin e ka traditë familjare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga