
Abissnet Superiore çel siparin sot me përballjen mes Kukësit dhe Tiranës. Në “Kukës Arena”, prej orës 17:00 të dyja skuadrat do kërkojnë të fitojnë pikët e para. Fituesi i Superiores në fund shpërblehet në FSHF me shumën e 100 milionë lekëve të vjetra.
Në anën tjetër vendi i parë i Kategorisë së Dytë merr 50 milionë lekë të vjetra, ndërsa në Kategorinë e Dytë shpërblehet me 30 milionë lekë. Fituesi i Kupës së Shqipërisë tërheq 50 milionë lekë, teksa për Superkupën nuk ka shpërblim. Ekipi “fair play” në Superiore fiton 15 milionë lekë.
Fituesi i Superiores: 100 milionë lekë të vjetra
Fituesi i Kupës së Shqipërisë: 50 milionë lekë të vjetra
Kategoria e Parë: 30 milionë lekë
Kategoria e Dytë: 20 milionë lekë
Ekipi “fair play” i Superiores: 15 milionë lekë
Superkupa e Shqipërisë: 0 lekë