
Romelu Lukaku ka tërhequr vëmendjen e gjithë Europës. Sulmuesi belg i Interit ka bërë një sezon fantastik dhe me golat e tij po i çon zikaltërit drejt titullit kampion. Ai është nga 9 më të mirët në botë.
Siç raporton Calciomercato.com, Chelsea është një nga klubet potenciale për shërbimet e tij: "Paratë që nuk mungojnë për anglezët, të cilët janë një kandidat kryesorë në merkaton e verës së ardhshme".
Blutë e Londrës po kërkojnë një qendërsulmues për trajnerin Tuchel dhe ylli i Interit shihet si i duhuri. Në krye të listës është Haaland, por shuma e majme që kërkojnë gjermanët për talentin e tyre, mund ta bëjë manjatin rus të heqë dorë. Kësisoj te Chelsea janë gati të bëjnë gati ofertën prej 100 milionë eurosh.