
Peter Olayinka është pranë kalimit në Bundesligën gjermane. Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore mund të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij. Sipas "Soccernet.ng", Olayinka kërkohet nga VfB Stuttgart dhe Slavia e Pragës kërkon 10 milionë euro për kartonin e tij.
Skuadra çeke pagoi 3.2 milionë euro dy vite më parë, ndërsa tani kërkon 3 fishin e kësaj shifre. Nga ky transferim mund të përfitojë Skënderbeu që ka ruajtur 15% të kartonit të Olayinkës e nëse kjo marrëveshje mbyllet me sukses, korçarët mund të përfitojnë deri në 800 mijë euro.
Një shifër e madhe dhe shumë e rëndësishme për arkat e klubit të Skënderbeu që do të mbyllet edhe çështjen e bllokimit të merkatos pasi disa prej ish-lojtarëve kërkojnë pagat e kjo ka bërë që FIFA të bllokoi merkaton hyrëse të korçarëve.