
Tashmë është zyrtare, Ander Herrera është lojtari i parë që do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Mesfushorit i përfundon kontrata dhe nuk ka vendosur të rinovojë. Në këtë mënyrë Herrera pas 5 sezonesh e ka mbyllur aventurën e tij me klubin e kuq. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi në faqen e tyre zyrtare në Tëiter.
Mesfushori me anë të një video mesazh ka falenderuar tifozët dhe klubin për 5 sezonet e kaluara në Manchester. PSG-ja është klubi më afër lojtarit dhe e ardhmja e tij pas largimit nga Machesteri pritet të jetë në Paris.
Poll