Bayern Munich arriti të fitonte titullin e 11-të radhazi falë zhgënjimit të Dortmundit në shtëpi ndaj Mainz në javën e fundit. Ky sukses i Bayern solli edhe shkarimin e drejtorëve Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.
Pas kësaj vendin e drejtorit sportiv e ka marrë Karl-Heinz Rummenigge. Kur nuk ka kaluar ende një javë ky i fundit ka bërë goditjen e parë. Bayern ka nënshkruar me Ljubo Puljić. Mbrojtësi kroat është vetëm 16 vjeç dhe është transferuar nga ekipi i Osijekut.
16-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë dhe do të jetë pjesë e grupmoshave të Bayern. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar nënshkrimin me talentin nëpërmjet një postimi në Twitter.
Servus, Ljubo!
Der #FCBayern hat das kroatische Innenverteidiger-Talent Ljubo #Puljić verpflichtet. Der U17-Nationalspieler wechselt zur neuen Saison vom NK Osijek an den #FCBayernCampus. ✍️✅
https://t.co/2Oi6UnIIsL#MiaSanMia #FCBU17 pic.twitter.com/QBcxzmkzkw
— FC Bayern Campus (@fcbayerncampus) May 31, 2023