Klisman Cake do të vijojë karrierën e tij në Maqedoni te skuadra e Strugës. Qendërmbrojtësi e mbylli me Tiranën këtë sezon dhe pas largimit nga bardheblutë ka gjetur ekipin e ri.
Cake do të luajë në kampionatin maqedonas sezonin e ri dhe tashmë është bërë zyrtare dhe nga vet klubi në faqen zyrtare. Mbrojtësi është një lojtar i dal nga akademia bardheblu, por hapësirat e pakta detyruan lojtarin të largohej duke parë edhe afrimet e fundit në merkato.

Poll