Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Tjetër largim nga FLAMURTARI, titullari i skuadrës prish kontratën me klubin vlonjat

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tjetër largim nga FLAMURTARI, titullari i skuadrës prish

Largimet nuk ka fund për Flamurtari. Pasi janë larguar Danilo Alvesh, Bushic, Siljanovksi nga vlonjatët largohet dhe mesfushori Muhamed Useini i cili ka prishur kontratën me klubin e Flamurtarit. Newsport.al raportoj ditën e djeshme që lojtari nuk ka qenë prezent në stërvitjen e fundit dhe është larguar përfundimisht nga skuadra. Mesfushori është larguar për shkak të rrogave të prapmbetura dhe pritet të vijoi karrierën në Maqedoni duke parë që merkato në shtetin fqinj mbyllet në 15 shkurt.

Useini ishte një titullar fiks në formacionin e Flamurtarit dhe u transferua në Vlorë nga kampionati maqedonas në kohën kur skuadra drejtohej nga Shpëtim Duro. Nuk përjashtohet mundësia që nga skuadra të ketë dhe të tjera largime pasi Torrasa, Cale dhe Alla mund të jenë lojtarët e radhës që priten të largohen në rast se problemi i pagave nuk do të zgjidhet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga