Tërbuni ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka arritur akordin me Migel Metanin, Alsid Tafilin dhe Armaldo Mezinin për të rinovuar kontratat deri në vitin 2024. Largimet e shumta kishin krijuar frymën se brenda klubit pukjan ishte krijuar një krizë, gjë që po ndryshon tashmë.
Kujtojmë se më herët u zyrtarizuan rinovimet e tre lojtarëve të tjerë, pikërisht me Donald Saliajn, Vilfor Hysën dhe Florian Peqinin. Më poshtë mund të lexoni njoftimin për 3 rinovimet e fundit.
Njoftimi i Tërbunit:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen për zgjatjen e kontratave me tre futbollistët, Migel Metani, Alsid Tafili dhe Armaldo Mezini! Mbrojtësi i majtë dhe kapiteni 33 vjeçari Metani, mesfushori 34 vjeçar, Tafili dhe mesfushor 27 vjeçar, Mezini kanë zgjatur kontratat e tyre deri në vitin 2024 me fanellen #kuqebardh.
