
Shkumbin Qorrmemeti ka bërë tjetër goditje të bujshme. Menaxheri i njohur në vendin tonë ka arritur të transferojë në Hollandë ish-lojtarin e Skënderbeut, Agim Zekën.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka nënshkruar me skuadrën e Fortuna Sittard në Eredevisie. 20-vjeçari nisi sezonin në Portugali me ekipin e Leixoes, ndërsa tashmë do të luajë në elitën e kampionatit hollandez.
Një hap i rëndësishëm ky për lojtarin e përfaqësueses sonë, i cili ka shansin të shfaqë vlerat e tij, pse jo, për të arritur majat e nivelit europian.
[gallery columns="1" size="full" ids="321488"]
Poll