Kukësi dhe Kristal Abazaj kanë ndarë rrugët. Tropojani erdhi te verilindorët në huazim nga Anderlecht, ndërsa rikthehet te belgët pas 1 sezoni ku shënoi 10 gola me fanellën e kuksianëve. Ka qenë klubi që ka njoftuar largimin e sulmuesit, duke e falenderuar për bashkëpunimin.
Njoftimi I Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Kristal Abazaj nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi i Kukësit e falënderon Abazajn për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në të ardhmen.
Abazaj erdhi në formë huazimi nga klubi belg i Anderlechtit dhe me fanellën e Kukësit shënoi 10 gola dhe iu besuar një rol i rëndësishëm në skuadër. Faleminderit Kristal!

Poll