Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Shkarkuan trajnerin pas humbjes nga Laçi, Craiova gjen "timonierin" e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Universitatea Craiova është bërë me trajner të ri. Skuadra rumune që u mposht nga Laçi 1-0 në ndeshjen e parë të Conference League I ka besuar stolin Laurentiu Reghecampf. 45-vjeçari rumun sezonin e kaluar ishte pjesë e Ahli në Arabi, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Steauan e Bukureshtit, por edhe Concordia e Litex Loverch.

Reghecampf ka fituar dy tituj kampion dhe një Superkupë në Rumani me Steauan, ndërsa tani rikthehet sërish për të marrë drejtimin e Craiovas. Njoftimi për arritjen e marrëveshjes është bërë nga vetë Craiova në rrjetet sociale që raportojnë se Reghecampf ka firmosur kontratë për dy sezone dhe sot të bëjë stërvitjen e parë në prag të ndeshjes me Laçin që do të luhet ditën e enjte në Rumani.

Ekipet e drejtuara nga Reghecampf.
Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga