Ronaldinho do të rikthehet sërish të luajë por kësaj rradhë jo në fushën e madhe të futbollit por në atë të voglën, e krijuar së fundi. Braziliani do të marrë pjesë në Kings League, një kompeticion inovativ futbolli por me rregulla pak më ndryshe nga sporti popullor.
Kjo ligë është krijuar nga Gerard Pique në bashkëpunim me disa yjë të tjerë të futbollit si Casillas apo Aguero pas tërheqjes nga futbolli dhe çdo ekip përbëhet nga 7 lojtarë.
Njoftimi për rikthimin e Ronaldinhos u bë nëpërmjet një video humoristike nga vetë Liga në rrjete sociale. Ronaldinho do të luaj për Porcinos FC dhe debutimi pritet të jetë në ndeshjen e nesërme. Është ende e paqartë nëse braziliani do të jetë lojtar permanent apo thjesht një marrëveshje për një ndeshje.
Bienvenido a la Kings League InfoJobs, @10Ronaldinho. pic.twitter.com/ifKIFot1x4
— Kings League InfoJobs (@KingsLeague) February 23, 2023