
Reshtjet e botës kanë nisur të “pushtojnë” Shqipërinë ditën e sotme. Në qytetin e Pogradecit, bora e madhe ka mbuluar komplet qytetin si dhe stadiumin Gjorgji Kyçyku duke bërë të pamundur që nesër të luhet sfida ndaj Butrintit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, skuadra liqenore ka bërë me dije se kjo ndeshje është anulluar, ndërsa është marrë edhe miratimi nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ditën e nesërme do të rinisë Kategoria e Parë dhe do të luhen ndeshjet e javës së 16-të, por takimi Pogradeci-Butrinti nuk do të zhvillohet dhe do të përcatohet një datë tjerë.
Postimi i Pogradecit:
NJOFTIM-
Duke parë kushtet e vështira atmosferike , Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar anullimin e takimit të javës së 16-të mes Pogradecit dhe Butrintit . Në ditët në vijim do të kemi nje njoftim tjetër se kur do të zhvillohet ky takim.