Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Ra në Kategorinë e Dytë, 2 futbollistët e njohur njoftojnë largimin nga skuadra

Shkruar nga NEWSPORT

Tërbuni nuk arriti të siguronte qëndrimin në Kategorinë e Parë. Skuadra nga Puka u përjashtu nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kjo gjë bëri që ata të shkojnë automatikisht në të Dytën.

Por, duket se asgjë nuk ka përfunduar teksa ditën e sotme 2 futbollistë i kanë dhë lamtumirë ekipit. Bëhet fjalër për Elton Vatën dhe Ermir Rezi. Të dy futbollistët nëpërmjet një postimi në rrjetet e tyre sociale kanë njoftuar largimin nga klubi.

Kujtojmë që Vata u transferua nga Kastrioti në verën e kaluar por, aventura e tij në Pukë zgjati vetëm një vit. Dhe shkak i kësaj është rënia në Kategorinë e Dytë. E njëjta gjë vlen edhe për Rezin i cili u transferua nga Ulpina e Kosovës.

Njoftimi i Elton Vatës:

Nga sot nuk jam më pjesë i ekipit Kf. Tërbuni. I falenderoj të gjithë çunat, tifozët e ekipin dhe stafin. Ju uroj suksese.

Njoftimi i Ermir Rezit:

Nga sot nuk jam më pjes e ekipit KF TERBUNI falenderoj tifozat e ekipit, drejtuesit dhe cunat i’u uroj suksese të gjithëve.

[caption id="attachment_698126" align="alignnone" width="468"]vata Postimi i Elton Vata[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga