Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Probleme me dëmtimet, ish-lojtari i Laçit e mbyll në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Probleme me dëmtimet, ish-lojtari i Laçit e mbyll në

Eglentin Gjoni ka mbyllu aventurën e tij me Llapin në Superligën e Kosovës. Qendërmbrojtësi u transferua në fillim të sezonit në Kosovë, por problemet me dëmtimin në gju kanë bërë që klubi dhe lojtari të arrijnë akordin për prishjen e kontratës.

Njoftimi është bërë nga klubi I Llapit që bën me dije edhe largimin e Gjonit. 28-vjeçari pritet të nisë një aventurë të re ku nuk përjashtohet edhe rikthimi në Superligën shqiptare.

Postimi i Llapit:

Gjoni largohet nga Llapi!

Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me qendërmbrojtësin Eglentin Gjoni

Podujevë, 6 janar 2020 - KF Llapi njofton se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Duke qenë në dijeni se futbollisti gjatë periudhës së qëndrimit tek KF Llapi ishte përballur me lëndimin e gjurit që i pamundësonte rikthimin në fushat e blerta, K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe.

Shumë suksese në karrierë Gjoni!

Tags:

VENDI KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga