ZYRTARE/ Pero Pejic ulet në stol, i bashkohet ish-lojtarit të Tiranës
Shkruar nga NEWSPORT
Pero Pejic është rikthyer të jetë pjesë e futbollit. Ish-futbollisti i disa skuadrave në Superiore do të jetë zëvëndës-trajneri i Al-Kholood në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite. Kroati është prezantuar ditën e djeshme nga drejtuesit ku firmosi edhe kontratën e re.
Pejiç, i cili ka provuar edhe rolin e drejtorit sportiv te Kukësi, do të jetë ndihmësi i parë i kryetrajnerit Mladen Zizovic. Ky i fundit një emër i njohur për futbollin shqiptar teksa ka luajtur në karrierën e tij me Tiranën. 42-vjeçari boshnjak erdhi nga Zrinjski Mostar në gusht të 2010-tës dhe u rikthye sërish atje në fund të sezonit.
Shokë skuadre me bardheblutë, tani ata do të kenë detyrën të rikthejnë në elitën e futbollit arab skuadrën e Al-Kholood.