
Këshilli Federal i futbollit italian ka vendosur zyrtarisht datën e sezonit të ri të Serie A. Siç është raportuar nga mediat italiane, edicioni i ri i kampionatit italian do të startojë më datë në fundjavën e 21-22 gushtit dhe do të përfundojë më datat 21-22 maj të vitit 2022.
Këshilli Federal ka përcaktuar gjithashtu se sezoni i ri do të ketë 7 ndalesa për pushimet si dhe 5 raunde të kampionatit do të luhen në mesjavë e tashmë janë përcaktuar edhe datat zyrtare.
Këto janë të gjitha datat për Serinë A:
Fillimi i Serie A - 21- 22 gusht 2021
Fund i Serie A: 21- 22 maj 2022
Pushimet - 5 shtator 2021, 10 tetor 2021, 14 nëntor 2021, 26 dhjetor 2021, 2 janar 2022, 30 janar 2022, 27 mars 2022
Raundet e Serie A në mesjavë - 22 shtator 2021, 27 tetor 2021, 1 dhjetor 2021, 22 dhjetor 2021, 6 janar 2022
Finalja e Kupës së Italisë - 11 maj 2022
Finalja e Super Kupës së Italisë - do të përcaktohet