
U afrua përpara një sezoni nga Kukësi, ndërsa nuk luajti aq sa pritej te Teuta. Arlind Kalaja nuk është më lojtari I durrsakëve. Shkodrani është larguar nga Teuta vetëm dy javë përpara ndeshjes në Europa League, ndërsa bëhet lojtari I tretë që "braktis" Teutën pas Sherif Kallakut dhe Idelino Gomes.
24 vjeçari shkodran zhvilloi 12 takime me fanellën e durrsakëve, duke mos shënuar asnjë gol. Lojtari ka luajtur edhe në Kupën e Shqipërisë 3 ndeshje, duke mos gjetur rrjetën. Veç Vllaznisë, Teutës dhe Kukësit, lojtari ka veshur edhe fanellën e Kastriotit.
Poll