
Besa ka gjetur akordin me mbrojtësin Armenis Kukaj. Ish-lojtari I Vllaznisë dhe Luftëtarit pak ditë më parë kaloi te Bylis , ndërsa duket se koplikasi do vijojë karrierën te Besa në Kategorinë e Parë. 23 vjeçari ka pozuar me fanellën verdhezi, duke qenë një përforcim me vlerë për kavajasit.
Kukaj është produkt I Akademisë së Vllaznisë, ndërsa në janarin e 2018 lojtari ka kaluar te ekipi A I shkodranëve. Dy sezonet e fundit, mbrojtësi I ka zhvilluar te Luftëtari ku ka luajtur 26 takime në total.
Poll