
Tashmë nuk ka më dyshime, Jose Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqjen nga Barcelona. Lajmi për largimin e tij u zbulua fillimisht në media, ndërsa tani është edhe klubi që e konfirmon. Në faqen zyrtare, Barcelona bën me dije se Bartomeu është larguar dhe ka dhënë dorëheqjen.
Përplasja me Messin, lojtarët e Barcelonës, rezultatet negative si dhe kriza financiare që ka prekur klubin ka bërë që shumë tifozë dhe aksionët të kërkojnë largimin e tij. Pas peticionit dhe refuzimit për të mos shtyrë votimet bën që Bartomeu të largohet më para se të shkarkohej. Tashmë për Barcelonën do të nisi një epokë e re.
President Josep Maria Bartomeu announces the resignation of the FC Barcelona Board of Directors. pic.twitter.com/Xr9pBoUzHM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 27, 2020