Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Njoftoi largimin nga PARTIZANI pak ditë më parë, futbollisti nënshkruan me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Eneo Bitri është lojtari më i ri i Astanas. Mbrojtësi beratas kalon në kampionatin e Kazakistanit, pas dy sezoneve të mira me të kuqtë. "Transfermarkt" konfirmon kalimin e 23 vjeçarit te Astana, teksa Bitri ka nënshkruar një kontratë nga e cila do përfitojë një shumë të konsiderueshme në sezon.

Ende shifrat dhe detajet nuk bëhen me dije, me lojtarin që është bashkuar me skuadrën pardje në mbrëmje. Tanimë gjithçka është bërë zyrtare, teksa Bitri do provojë veten me klubin më të mirë në Kazakistan. Momentalisht në Kazakistan luhet java e 18, me Astana që kryeson kampionatin me 38 pikë, 3 më shumë se Tubot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga