
Skënderbeu ka zyrtarizuar një tjetyër lojtar. Bëhet fjalë për 23 vjeçarin Idriz Toskiç, që është bashkuar me bardhekuqtë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi korçar me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Lojtari në Korçë ka mbërritur ditën e djeshme dhe menjëherë ka filluar stërvitjen e parë me shokët e skuadrës, duke u përgatitur kështu për takimin me Partizanin, ku do të kërkohet patjetër fitorja, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t'i afrohen kreut.
"Idriz Toskiç prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.
23-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh për 1 vit e gjysëm me klubin bardhekuq
Toskiç ka mbërritur ditën e djeshme në Korçë ndërkohë që sot u bashkua me grupin në stërvitje në seancën e parë përgatitore në kuadër të takimit ndaj Partizanit.
Malazezi luan në qëndër të mesfushës dhe është afrimi i 3-të në merkaton e janarit pas Asanit dhe Taipit".