Gëzim Hyska është lojtari më i ri i Turbinës. Klubi që mbijetoi në Kategorinë e Parë përmes fazës “play-off”, ka vendosur të përforcojë fazën e sulmit për sezonin e ri. Kontrata e firmosur është 1-vjeçare.
Hyska ka mbajtur veshur fanellën e disa klubeve në Kategorinë e Parë, një ndër të cilat dhe e Dinamos. 27-vjeçari mbylli aventurën me Butrintin, teksa sezonin e ardhshëm do luajë për klubin cërrikas që ka kryer disa zyrtarizime të tjera më parë.
“MIRËSEVJEN GËZIM HYSKA
Gëzim Hyska firmos zyrtarisht me ekipin tonë.
27-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me KF Turbina.
Hyska ka një eksperiencë të madhe në kategorinë e parë. Më përpara ka luajtur me Bylis, Dinamo, Burreli, Oriku, Erzeni dhe Butrinti.
I urojmë mirëseardhje sulmuesit Hyska dhe sa më tepër suksese me ekipin tonë.
Pozicioni : Sulmues
Datëlindja : 21 korrik 1995(27 vjeç)
Karriera : Bylis (2014- 2017/2018- 2019)
Dinamo(2016-2017)
Erzeni, Oriku(2020-2021)
Butrinti(2021-2022)”, shkruan klubi i Turbinës në rrjetet sociale.
