
Në orën 17:00, në Selman Stermasi ka nisur takimi i Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit. Mirëpo në minutën e 25-të, arbitri Kreshnik Barjamaj ka vendosur të ndërpresë ndeshjen, për shkak të kushteve të rënduara të fushës nga reshjet e shiut. Në këto kushte, tashmë takimi është shtyrë për ditën e nesërme në orën 13:00, raporton newsport.al.
Gjithçka do të rifillojë aty ku ka mbetur, në minutën e 25-të. Kujtojmë që në minutën e 10-të të kësaj sfide, skuadra bardheblu kishte një mundësi shumë të mirë për të kaluar në avantazh me anë të Edon Hasanit me penallti, por portieri Enea Koliçi ka reaguar shumë mirë, duke e pritur gjuajten e lojtarit.
Poll