Ka marr fund dilema për transferimin e futbollistit të Laçit, Ersil Ymeri. Mesfushori është prezantuar ditën e sotme tek ekipi kosovar i Llapit. Futbollisti i cili është aktivizuar më parë tek Veleçiku, Kamza dhe Kastrioti ka firmosur për 6 muaj me klubin kosovar. Lajmin për nënshkrimin me Ymerin e ka bërë të ditur vetë KF Llapi.
Njoftimi i Klubit të Llapit:
Zyrtare: Ersil Ymeri i bashkohet Llapit
Nënshkruan kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit
Durrës, 17 janar 2020 - Mesfushori i qendrës, Ersil Ymeraj edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Gjatë ditës së sotme, 25 vjeçari nga Shkodra iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në Durrës për fazën përgaditore.
Ersil Ymeraj, 25 vjeç, i lindur më lindur më 06.07.1994 në Shkodër. Mesfushor ofanziv që vjen nga KF Laçi. Ka bërë karrierë edhe për nga një edicion tek FK Veleçiku, FC Kamza dhe KS Kastrioti.
MIRËSEVJEN ERSIL YMERAJ
