
Oriku është përforcuar në mbrojtje me Olsi Shemën. Shtatëlarti ka lënë Murlanin po në Kategorinë e Dytë, për të kaluar te Oriku. Shkodrani duket se ka marrë një ofertë më të mirë financiare, duke kaluar te rivalët e ish-skuadrës.
Tanimë Murlani do duhet të gjejë zëvendësuesin e 23 vjeçarit, që forcon Orikun. Shtatëlarti luajti gjysmën e parë të sezonit me Murlanin, për të vijuar karrierën në një tjetër ekip. Merkato edhe në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.
Pas 11 javësh në grupin A të së Dytës, Oriku mban vendin e 3 me 23 pikë, dy më pak se kryesuesit e Luzit.
Poll