Flamurtari ka filluar lëvizjet në ndërtimin e skuadrës për teknikun Haxhiu. Pas njoftimit nga klubi për zyrtarizimin me sulmuesin vlonjat Ardit Hoxhaj, një tjetër lajm vjen nga Vlora.
Ish sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj edhe pas problemeve financiare të Flamurtarit, tregohet besnik ndaj klubit duke rinovuar kontratën për sezonin e ri.
Sukaj është mjaft i njohur në kampionatin shqiptar, pasi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të shkëlqej dhe me klube të tjera si Vllaznia, Laçi dhe Partizani. Mund të themi se sulmuesi është nga “vrasësit” më të mirë përpara portës dhe për këtë mund të dëshmoj fare mirë klubi i Tiranës, të cilëve shkodrani i ka pasur “pikë të dobët” për tiu shënuar gola.
Një goleador si Sukaj në bashkëpunim me Hoxhajn, Flamurtarit i japin një sulm që çdo skuadër tjetër rivale duhet të ketë kujdes.