Fioralb Deliaj u largua nga Flamurtari gjatë kësaj merkato. Mbrojtësi ka gjetur menjëherë ekip duke firmos në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Strugës.
22-vjeçari u aktivizua për 2 sezone gjysmë te Flamurtari, ndërsa është aktivizuar edhe për një periudhë të shkurtër te Tirana.
Deliaj nis një tjetër aventurë dhe këtë herë në kampionatin maqedonas. Te Struga aktivizohet edhe tjetër ish-lojtari I Flamurtarit, Nijaz Lena. Zyrtarizimi është nga vetë klubi në faqen zyrtare ku njofton arritjen e marrëveshjes me Deliajn.

Poll