
Gresild Lika është lojtari më i ri i Korabit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi dibran që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron se mesfushori me tipare sulmuese ka zgjedhur të kontribuojë për skuadrën e drejtuar nga Dorian Bubeqi.
"Gresild Lika firmos për 1 vit me Korabin. Mesfushori me tipare sulmuese vjen nga Dinamo dhe ka rene dakort me drejtuesit klubit per te mbyllur keshtu merkaton si afrimi i fundit. Lika u aktivizua ne pjesen e dyte dje ne takimin kunder Vllaznise.
Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim", shkruhet në njoftimin e klubit të Korabit.
Kujtojmë që Gresild Lika është lojtar i dalë nga akademia e Partizanit dhe më pas u huazua te Dinamo. Sot, 20-vjeçari është zyrtarizuar në klubin e Korabit.