Franci Lala nuk është më pjesë e Luftëtarit. Djaloshi I dalë nga Akademia e Partizanit zhvilloi një sezon të shkëlqyer me bluzinjtë, duke u aktivizuar në 26 takime. 21 vjeçari luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, ndërsa duket se ka gjetur marrëveshjen për t'u larguar me konsensus.
Kontrata e Lalës skadonte në 2023, ndërsa me interes mbetet të shihet e ardhmja. Duke qenë produKt I "Demave", mbrojtësi me gjasë do dëshironte një rikthim te Partizani, ndërsa largimi 3 vite para fundit të kontratës është një "shkelje syri" për Ilir Dajën.

Poll