Blagoja Todorovski nuk është më pjesë e Teutës. Mbrojtësi 36 vjeçar ka njoftuar largimin nga durrsakët, teksa shprehet falenderues për tre sezonet e kaluara në Durrës.
Lojtari nga Maqedonia e Veriut u bashkua në 2019 me Teutën, teksa më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës, Sileks apo edhe Dinamos së Bukureshtit. Me përkushtimin e tij, Todorovski ia doli të ishte pikë fikse e formacionit, duke fituar katër tituj.
36 vjeçari me Teutën ngriti lartë dy herë trofeun e Superkupës, një herë Kupën dhe një herë kampionatin shqiptar.
“Një falenderim i madh për Teutën, presidentin dhe cilindo që ka qenë pjesë e imja për tre vite që kam luajtur këtu. Dua ta mbyll sezonin me këto fjalë, ndaj i uroj të gjithve fat për të ardhmen”, shkruan Todorovski.